Juventus, akord me Schalke 04 për Howedes

Gazeta Dita

Momente deçisive për Howedes te Juve. Mbrojtësi do të marrë rrugën që të çon në Torino, pikërisht në shtëpinë bardhezi të “Zonjës së Vjetër”, falë akordit që drejtuesit e Juventus kanë siguruar me klubin gjerman të Schalke 04, në bazë të një huazimi 1-vjeçar, me të drejtë blerje të lojtarit, për shumën e 15 milionë euro.

Ndërkohë, vetë futbollisti është ringjallur në rrjetet sociale me një postim të publikuar gjatë pasdites së sotme, nëpërmjet të cilit falenderon tifozët e skuadrës gjermane të Schalke 04.

Ndonëse nuk është ende një mesazh i mirëfillitë lamtumire, Howedes u shpre tifozëve gjermanë mirënjohjen e tij për të gjithë mbështetjen e tyre në ndeshjen kundër Hannover, shoqëruar me ndjesën e futbollistit për faktin që Schalke 04 u mund nga kundërshtari.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *