Juventus, Al-Khelaifi është magjepsur nga Allegri

DITA Online

 

Massimiliano Allegri është në krye të listës së Nasser Al-Khelaifi-t për stolin e PSG-së. Lajmi është dhënë nga “ESPN”, që ka marrë disa informacione nga një burim brenda skuadrës franceze.

Pronari i Paris Saint-Germain mësohet se është magjepsur nga rezultatet që ka arritur trajneri italian në Europë, i aftë ta udhëheqë Juventus-in në dy finale të Champions League në tre sezone dhe është akoma në garë në sezonin aktual.

Alternativa, gjithmonë sipas “ESPN”, është argjentinasi Pochettino, ish-kapiteni i Parisit kur ka qenë lojtar dhe i preferuari i drejtorit aktual sportiv të francezëve, Antero Henrique, edhe për shkak të aftësisë së tij për të punuar me të rinjtë.

Një tjetër emër që pëlqehet është ai i Antonio Conte, por duket se trajneri i londinezëve mund të kthehet në drejtim të Italisë.

Ma larg emrat e tjerë: Luis Enrique mund të jetë pikërisht zëvendësuesi i Conte në “Stamford Bridge”, Carlo Ancelotti kërkon investime të mëdha në merkaton dhe do të vinte në vështirësi Henrique, ndërsa Villas Boas është disa shkallë më poshtë në hierarkinë e preferencave të Al-Khelaifi.

Po Emery? Do të largohet në qershor, sapo të jetë siguruar kampionati.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *