Juventus, Allegri shpejgon humbjen kundër Lazio-s

Gazeta Dita

Dukej i hidhëruar Massimiliano Allegri për një humbje që kishte dy vjet që nuk ndodhte në fushën e Juventus, që erdhi edhe pas penalltisë së humbur nga Dybala, si në ndeshjen kundër Atalanta. Këtë herë, gabimi kushton një pikë, teksa trajneri i Juventus flet në këtë mënyrë: “Duhet të punojmë për uljen e përqendrimit.

Paralajmërimin e morën që në Berbamo dhe në ndeshjet kundër Sassuolo e Torino. Kemi paguar shumë shtrenjtë disa momente shpërqendrimi dhe na kanë kushtuar 5 pikë në renditje. Nuk e kemi kuptuar ende se për të fituar kampionatin duhet të punojmë fort dhe të lodhemi çdo ditë.”

“Higuain bëri një ndeshje të mirë dhe nuk pati fat në disa situata, ndërsa Douglas Costa bëri mirë disa gjëra dhe keq gjëra të tjera. Ka nevojë të ambientohet në futbollin italian”

“Kemi luftuar, por vetëm pjesërisht. Në momente të tjera të ndeshjes jemi treguar shumë të lehtë, pastaj djemtë janë të jashtëzakonshëm dhe kanë dhënë gjithçka, si gjithmonë. Gjetëm përballë një Lazio shumë të mirë dhe pas pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve ishte kundërshtari më i vështirë i mundshëm që mund të përballeshim, – shtoi Allegri.

– Dybala do të vazhdojë të jetë futbollisti që do të godasë penalltitë tona, por duhet të jetë më “i keq” nga pika e bardhë. U rikthye të enjten dhe ka bërë vetëm gjysmë stërvitje dje, kjo ishte arsyeja përse e nisi ndeshjen nga stoli.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *