Juventus, Banega e Lavezzi goditje me parametër zero

Dita

Pas afrimeve të bujshme të sezoneve të fundit me emra si Pirlo, Pogba apo Kheidira pa shpenzuar asnjë qindarkë, Juventusi përgatitjet për të tjera goditje me parametër zero. Bardhezinjtë rikthyen vëmendjen nga mesfushori Ever Banega, që edhe gjatë verës cilësohej si pasardhësi i Pirlos. Argjentinasit të Sevillas i përfundon kontrata në Qershor të vitit 2016 dhe drejtuesit e Zonjës së Vjetër janë vënë në lëvizje.

27-vjeçari cilësohet si njeriu ideal për rolin e organizatorit te Juventusi, që në këtë sezon ka vuajtur mbi të gjitha prej shpërndarjes së lojës në mesin e fushës. Ish-lojtari i Boca Juniors u shndërrua në element kyç të andaluzëve prej transferimit nga Valencia. Por, fakti që Sevilla nuk po arrin të rinovojë me Banegan, ka vënë në lëvizje kampionët e Serisë A. Beppe Marotta po studion terrenin dhe është gati të konfirmohet magjistari i afrimeve të rëndësishme pa asnjë kosto për klubin.

Një tjetër alternativë me parametër zero për bardhezinjtë është edhe Ezequiel Lavezzi. Në fund të sezonit, sulmuesit i skadon kontrata me Paris Saint Germain. Ai duket i gatshëm që të largohet nga Ligue 1 franceze, mbi të gjitha prej hapësirave të pakta në skuadër. Blanc nuk i ka dhënë Lavezzit rolin e pretenduar si protagonist, ndërsa afrimi i Di Marias i ka mbyllur dyert në formacionin titullar. Nëse përforcimi me dyshen “albiceleste” do të realizohet, nuk ka dyshime që Juventusi do të zbresë në fushë me ritmin tango.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *