Pavarësisht thashethemeve të merkatos dhe qasjes ndaj Real Madridit, Miralem Pjanic nuk duket i destinuar të largohet nga Juventusi këtë verë.
Boshnjaku është kthyer nga turneu i SHBA dhe ka takuar agjentët e tij për të folur kryesisht për një temë: rinovimi me Juventusin.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, boshnjaku është ende në qendër të projektit të Allegrit dhe Marotta është gati ta njohë atë siç duhet.
Me Fali Ramadanin, agjentin e ri të Pjanic, drejtuesit bardhezinj do të përpiqen të gjejnë një marrëveshje me bazë 6 milionë euro në sezon, me zgjatje të mundshme të kontratës deri në vitin 2023 (kontrata aktuale skadon në vitin 2021).
Pra, po shkojmë drejt një qëndrimi të Pjanic te Juventusi, të paktën edhe për këtë sezon. Në fakt, është e vështirë të fitosh 100 milionë euro (shifra e kërkuar nga Juventusi) nga Real Madridi, ose Premier League, duke pasur parasysh se në Angli merkatoja mbyllet për dy ditë.
Por, në tregun e transferimeve gjithçka është e mundur dhe prandaj Juventusi mbetet i gatshëm të dëgjojë çdo marrëveshje super. Në fund të fundit, zëvendësuesi tashmë është nën mbikqyrje prej një kohe të caktuar dhe quhet Milinkovic-Savic.
Shitja e mundshme e Pjanicit do të shkaktonte zyrtarisht sulmin ndaj serbit të Lazios, por për momentin ne jemi vetëm në fushën e hipotezave.
a.s/dita
