Oliver Giroud kërkon të luajë si titullar dhe të ndihet i rëndësishëm, ndaj kërkon të largohet nga Arsenal, ku këtë sezon e nis gjithnjë ndeshjen nga stoli, duke qenë zëvendësuesi i Lacazette.
Jo vetëm kaq, por edhe marrëdhënia e tij me trajnerin Arsene Wenger nuk është aspak e mirë, ndaj gjasat janë që sulmuesi francez të largohet nga “topçinjtë” që në janar.
Mediat britanike raportojnë se në gjurmët e sulmuesit Oliver Giroud janë dy skuadra italiane, Juventus dhe Inter, që kërkojnë të përforcohen me një sulmues me përvojë.
Të dyja këto skuadra kanë nisur kontaktet e para me sulmuesin, që kërkon të gjejë një ekip të ri, por duket se Seria A nuk është shumë e preferuar për të. Ndërkohë që, ka edhe kërkesa nga ekipe të tjera të Premier League.
