Pjanic dhe Benatia do të mungojnë kundër Realit në “Allianz Stadium”.
Juventus dhe Real Madrid – është një prej krye ndeshjeve të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve, së bashku me super sfidën Liverpool – Manchester City.
Lajmi i keq për “Zonjën e Vjetër” është mungesa e dy lojtarëve kyç në takimin e parë, për shkak të pezullimeve, Miralem Pjanić dhe Medhi Benatia, ata do të jenë gati për sfidën e kthimit në “Santiago Bernabeu”.
“Zonja e Vjetër” e zhvillon ndeshjen e parë në shtëpi me 3 prill, ndërsa sfida kthyese zhvillohet në Madrid në “Santiago Bernabeu” me 11 prill./Express
l.h/ dita
