Juventus, Dybala bëhet numri 10

Gazeta Dita

Dybala merr numrin 10. Juventus i ka dorëzuar sot argjentinasit numrin më prestigjoz, duke shuar kështu zërat mbi një largim të mundshëm të Joya.

Dybala, në qendër të thashethemeve dhe aludimeve të merkatos, me Barcelonën dhe Real Madrid si destinacione të ardhshme potenciale, ka marë sot fanellën zyrtare me numrin 10 nga klubi bardhezi, që e emëron si lider të skuadrës së ardhshme.

Dukej gjithçka definitive, Dybala duhej të niste sezonin e ri me numrin e tij, 21, një numër gjithashtu të rëndësishëm, të mbajtur nga kampionë të kalibrit si Pirlo dhe Zidane. Por, në fund ka fituar fanella me numrin 10.

Argjentinasi vendosi të marrë fanellën e Del Piero, Platini, Boniperti, Roberto Baggio, Tevez dhe së fundmi të mbajtur nga Pogba. Një sinjal i faktit se si Juventus dëshiron që Dybala të përfaqësojë qendrën e projektit të ardhshëm të klubit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *