Juventus e nis ters sezonin, ndalet nga Udinese, Ronaldo shënon në fund dhe heq bluzën, por VAR i ‘prish’ festën

Edlira Shehu

Juventus e ka nisur ters sezonin. Bardhëzinjtë janë ndalur në një barazim në  transfertën e Udineses.

Në fakt pjesën e parë të besuarit e Allegrit e mbyllën me avantazhin e dy golave. Dybala zhbllokoi shumë shpejt sfidën në minutën e 3-të teksa Cuadrado dyfishoi më vonë.

Në pjesën e dytë, Udinese u ‘ngjall’ dhe shënoi fillimisht me Pereyran ndërsa Deulofeu shokoi Juventusin në minutën e 83-të.

Në minutën e fundit, Cristiano Ronaldo shënoi me kokë dhe hoqi bluzën për të festuar, por VAR i ‘ngriu’ buzëqeshjen dhe i anuloi golin e fitores.

Ronaldo këtë sfidë e nisi nga stoli teksa u aktivizua vetëm në minutën e 60-të.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *