Juventus është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Bayern Munich për të marrë Douglas Costa.
Bardhezinjtë kanë ofruar 10 milionë euro për të marrë huazimin e Costa për sezonin 2017/2018, në fund të së cilit do të kenë detyrimin e blerjes për 30 milionë euro të tjera.
Kampionët e Italisë e kanë paraqitur këtë ofertë të shtunën pasdite dhe duket se kampionët e Gjermanisë do ta pranojnë.
Bayern, që pretendonte 50 milionë euro, mund të pajtohet me ofertën prej 40 milionë eurosh, që do të paguhen në dy vite
Douglas Costa ka dhënë prej kohësh aprovimin e tij për një transferim në Torino, duke qenë se në sezonin e kaluar nuk ishte në planet e trajnerit Carlo Ancelotti, edhe pse kishte shkëlqyer me Pep Guardiola. Juventus i jep 26-vjeçarit 6 milionë euro në sezon deri në vitin 2022. Bayern, që pretendonte 50 milionë euro mund të pajtohet me totalin prej 40 milionë eurosh në dy vite, për futbollistin që ka blerë për të njëjtën shumë nga Shakhtar Doneck tre vjet më parë.
