Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, Juventus ka vënë në shënjestër lojtarin e Barcelona-s Sergi Roberto. Juventus, gjithmonë sipas “Sport”, ka ndërmend të paguajë klauzolën 40 milionë euro që është në kontratën e lojtarit.
Por edhe Chelsea me Manchester United duket se janë të gatshme të bëjnë të njëjtën gjë. Megjithatë, dëshira e lojtarit është të qëndrojë në “Camp Nou”, por këto ditë do të takohet me drejtuesit e klubit për të kuptuar nëse do të jetë protagonist sezonin e ardhshëm apo jo.
