Me rezultat 2-0, Juventusi e ka mposhtur Livornon në Torino për të ruajtur diferencën prej tetë pikësh kundrejt Romës në krye të tabelës.
Bianconerët e dominuan pjesën e parë dhe e fituan ndeshjen që në këtë fraksion duke realizuar dy gola.
Pas presionit të vazhdueshëm në zonën kundërshtare, vendasit arritën ta zhbllokojnë rezultatin. Fernando Llorente pranoi një pasim nga Tevez dhe e dërgoi topin në rrjet (32’).
Shumë shpejtë u dyfishua epërsia. Andrea Pirlo dërgoi një harkim nga këndi dhe Llorente shënoi me kokë (35’).
Zonja vazhdoi ta kontrollonte sfidën në gjysmën e dytë duke e mbrojtur rezultatin, megjithëse lojtarët bardhezi nuk u treguan efektivë në pjesën e dytë.
Në minutat shtesë, pati një penalti të pastër në Marchision, por arbitri vendosi të mos e akordonte.
Juventusi vazhdon ta kryesojë kampionatin italian dhe ka tetë pikë më shumë se Roma, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund. /Telegrafi/
