Juventus kërkon Gundogan, Inter Lavezzin

redaktor

Gjigantët evropianë kanë nisur lëvizjet për përforcime të mundshme në merkaton e janarit.

Duket se ndër skuadrat më aktive në lëvizjet e bëra deri tani është Juventusi.

Kampionet e Italisë kanë një objektiv primar në këtë merkato dhe ai quhet Ilkay Gundogan.

Zonja e Vjetër i ka idetë e qarta: çdo repart është në rregull në aspektin numerik, prandaj drejtori i përgjithshëm Bepe Marrota do të lëvizë për të sjellë një emër të rëndësishëm për të sjellë me shumë cilësi për Champions League.

Për këtë arsye, sipas mediave në Itali, Juventus i ka ofruar klubit të Borusis Dortmund 30 milionë euro për mesfushorin.

Edhe Interi është shumë aktiv në merkato dhe futbollisti kryesor në qendër të vëmendjes është Lavezi i PSG-së.

Pritet shpejt një takim mes presidentit Tohir dhe drejtuesve të klubit parisien për të vendosur në lidhje me një blerje të mundshme të tij. Ndërsa Milani duket se përpara se të blejë lojtarë të rinj ka ndërmend të largojë disa nga aktualet. Në listën e ikjeve duket se janë Zapata, Cerci dhe De Hjong.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *