Juventus, konkurencë e Liverpool për Andre Gomes

Gazeta Dita
during the Copa Del Rey Final between FC Barcelona and Deportivo Alaves at Vicente Calderon stadium on May 27, 2017 in Madrid, Spain.

Coutinho është gjithmonë e më shumë pranë transferimit te Barcelona, por Liverpool është një ‘kockë e fortë’ dhe do të lërë brazilianin të largohet vetëm nëse plotësohen kushtet e anglezëve.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, përtej shumë miliona euro, “Reds-at” duan të përfshijnë në tratatiat që do të bashkojë Coutinhon me klubin blaugrana, edhe Andre Gomes.

Portugezi që i pëlqen shumë edhe Juventus, është një prej të preferuarve të trajnerit gjerman Jurgen Klopp. Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, kundëroferta e Liverpool në adresë të Barcelonës për Coutinho, është në shumën 70 milionë euro, plus 10 milionë në bonus, si dhe kartonin e Gomes.

Një alternativë të cilën Barcelona mund të vendosë ta pranojë, ndonëse si trajneri Valverde, ashtu dhe drejtori sportiv i Barcelonës, e konsiderojnë Gomes një futbollist shumë të dobishëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *