Juventus po mendon të realizojë një tjetër goditje “alla Higuain” në këtë sesion të merkatos.
Sipas “Gazetta dello Sport”, mund të jetë Gareth Bale ylli i radhës që klubi bardhezi do t’i dhurojë trajnerit Allegri për t’u kthyer në sulm të Champions League.
Drejtuesit e kompanisë “Exor”, ajo që ka në pronësi klubin torinez, duket se ka dhënë miratimin për një tjetër investim të madh, me Marotta dhe Paratici që shikojnë tek uellsianin përforcimin e duhur për “Zonjën e Vjetër”.
Bale mund t’i thotë lamtumirë Real Madrid, nëse Zidane do të sigurojë shërbimet e Mbappe, dhe “Los Blancos” e vlerësojnë ish-yllin e Tottenham rreth 80 milionë euro.
Një tjetër pengesë për bardhezinjtë mund të jetë rroga e Bale, i cili fiton 19 milionë euro në sezon nga kontrata aktuale, e cila skadon në 2022-in. 27-vjeçari, më 16 korrik bën 28, ka zbarkuar në “Casa Blanca” në verën e 2013-ës për shifrën rekord 101 milionë euro dhe në sezonin e fundit ka qenë i detyruar të ndalet disa herë për shkak të disa problemeve në pulpël.
Me lojtarin që ka rrezikuar të mos luajë në finalen e Kardifit kundër Buffon me shokë, kur është futur në fushë në pjesën e dytë në vend të Benzema.
