Juventus mposht Inter dhe hipotekon finalen

Dita

Juventus është një hap larg finales së Kupës së Italisë. Skuadra e Allegrit ka fituar takimin e parë gjysmëfinal kundër Inter me rezultatin 3-0.

Sfida e “Juventus Stadium” është kontrolluar nga vendasit, të cilët kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës në fundin e pjesës së parë dhe në fillimin e së dytës me Alvaro Morata-n, ndërsa Dybala-s i kanë mjaftuar gjashtë minuta lojë për të rrumbullakosur fitoren, që është e nënta radhazi në të gjitha kompeticionet për bardhezinjtë.

Ndërsa, ka ardhur një tjetër paraqitje zhgënjyese për ekipin e Mancini-t, që e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *