Juventus është ndalur në Bolonja pas 15 fitoreve radhazi. Skuadra e Allegri barazoi pa gola në stadiumin “Renato Dall’Ara”, pasi hasi në një kundërshtar hermetik në mbrojtje.
Sulmi i torinezevë nuk arriti të kalojë portierin Mirante.
Bolongna nuk arrinte një barazim përballë Juventus prej 6 vitesh e gjysmë.
Kjo ndalesë është në favor të Napoli, që të hënën do të presë Milan në stadiumin “San Paolo” dhe një fitore do ta ngjiste përsëri në krye klasifikimit.
Sfida Bologna – Juventus nisi javën e 26 të Serie A.
