Juventus-Real, publikohen formacionet zyrtare

Dita

Pas pak minutash në Cardiff të Uellsit, më saktë në stadiumin “Millenium Stadium”, Juventusi dhe Real Madrid do të shkruajnë një pjesë të historisë së futbollit europian teksa do të diskutojnë ndërmjet tyre finalen e “Champions League”, trofeun më prestigjioz të kontinentit të vjetër.

“Zonja e vjetër” kërkon të mos humbasë një tjetër mundësi për t’u konfirmuar si një nga skuadrat më të mira të këtij kompeticioni. Pavarësisht se është pjesmarrëse në 9-të finale “Champions League” duke përfshirë edhe këtë ndaj Realit, bardhezinjtë kanë fituar vetëm dy.

Nga na tjetër, Real Madrid mund të shkruajë me gërma të arta historinë e këtij kompëticioni. Spanjollët mund të bëhen skuadra e parë që fiton dy herë radhazi “Champions League” që nga koha kur kjo garë mori këtë emër. Një fakt tjetër interesant është se “galaktikët” mund t’a numërojnë si suksesin e tretë në katër vitet e fundit, diçka unikale në futbollin europian.

Për t’ia arritur objektivave, dy trajnerët tashmë kanë zbardhur edhe formacionet me 11 “luftëtarë” për t’ia arritur qëllimit.

Zinedin Zidan-Real Madrid: Keylor Navas, Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Ronaldo, Kroos, Benzema, Marcelo, Casemiro, Modriç, Isco.

Allegri-Juventus: Gianluigi Buffon (GK)(C), Giorgio Chiellini, Miralem Pjanić,Sami Khedira, Gonzalo Higuaín, Alex Sandro, Andrea Barzagli, Mario Mandžukić, Leonardo Bonucci, Paulo Dybala, Dani Alves

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *