Juventus-Real, Rummenigge nuk e fsheh simpatinë për bardhez

DITA Online

“Më vjen keq nuk kam fituar një titull me Interin në tri vitet që kam luajtur në Itali, të cilat kanë qenë më të bukurat e jetës sime”.

Kështu ka thënë Karl-Heinz Rummenigge gjatë tërheqjes së çmimit “Një jetë për Sportin 2017”, në Firence, në kuadrin e edicionit XVI të “Memorial Niccolò Galli”.

Por, keqardhja e ish-kampionit gjerman, drejtor i Bayern Munich sot, nuk është e lidhur vetëm me përvojën e tij si lojtar në klubin me përvojë, por edhe, më së fundi, me finalen e ardhshme të Ligës së Kampionëve.

“Nëse do të kishte pasur një arbitrim më të mirë, atëherë më 3 qershor do të kishim Bayern Munich duke sfiduar Juventusin. Këtë vit ne mund ta kapërcenim Real Madridin, por për fat të keq kjo nuk ndodhi. Sidoqoftë, në futboll nuk duhet të shikoni të kaluarën, por nga e ardhmja. Ne shpresojmë që së shpejti të gjejmë një arbitër më të mirë se ai që hasëm në Madrid,” – shprehet Rummenigge.

Ky i fundit nuk ka dyshime se për kë do të bëjë tifo më 3 qershor, në Cardiff: “Në këtë rast unë nuk e fsheh simpatinë për bardhezinjtë.”

Lidhur me situatën tek Interi, ish-lojtari i kësaj skuadre shton: “I uroj një të ardhme më të mirë. Tani klubi është në pronësi të një kinezi. Shpresoj shumë që në fund të jetë në gjendje të bëjë atë që tifozët presin. Ancelotti? Ne jemi shumë të kënaqur, vetëm kemi keqardhje për Ligën e Kampionëve.”

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *