Rikthehet në mënyrë prepotente Blaise Matuidi. Francezi i PSG është sërish në objektivin e Juventus. Beppe Marotta dhe Fabio Paratici kanë rivendosur kontaktet me menaxherin e tij. Mesfushori është njëri prej atyre të skuderisë së Mino Raiola dhe i klubit parizien.
Matuidi ishte pranë kampionëve të Italisë që vitin e kaluar dhe tashmë rikthehet, madje më favorit se të gjithë, si një përforcim mes Khedira, Pjanic, Marchisio, Bentancur, Rincon, Sturaro dhe Lemina.
Natyrisht ndonjëri prej këtyre mund të largohet, për më tepër që po zhvillohen takime me menaxherin e Rincon, teksa vlerësohen ofertat e Atalantës dhe Lazio, por Juventus kërkon të bëjë një goditje dhe francezi është pikërisht një alternativë e rëndësishme.
Që gjithashtu, përshtatet më shumë në mesfushë me tre lojtarë, se në atë me dy futbollistë. Por, trajneri Max Allegri ka pranuar se këtë vit edhe mund të përshtatet me një tjetër variacion.
