Juventusit do t’i zgjohen sërish kujtimet e këqija në shkurt, kur të fluturojë drejt Turqisë në shkurt për t’u ndeshur me Trabzonsporin. Shorti i ka vënë përballë me një tjetër skuadër turke kampionët e Italisë, të cilët u mundën nga Gallatasaraji në ndeshjen e fundit në grup, në një fushë të ngrirë nga bora. Në rast se kalon më tej, pritet një derbi italian me Fiorentinën, sigurisht nëse edhe vjollcët eliminojnë Esbjergun e Suedisë. Shorti më i fortë i 1/16 është ndoshta përplasja midis Dinamos së Kievit dhe Valencias, ndërkohë që Porto do të ndeshet me Eintraht Frankfurt, skuadra e vetme gjermane e mbetur në këtë kompeticion. Napoli dhe Swansea formojnë një tjetër çift të fortë, ndërsa Lacio do të luajë me kampionen e Bullgarisë, Ludogorec.
Çiftet e 1/16:
Dnipro–Tottenham
Betis–Rubin
Swansea–Napoli
Juventus–Trabzonspor
Maribor–Sevilla
Plzen–Shahtjor
Chernomorec–Lyon
Lazio–Ludogorets
Esbjerg–Fiorentina
Ajax–Salzburg
Makabi–Basel
Porto–Eintracht
Anzhi–Genk
Dinamo–Valencia
PAOK–Benfica
Liberec–Alkmar
Çiftet e 1/8
Anzhi/Genk–Liberec/AZ
Lazio/Ludog.–Dinamo/Valencia
Porto/Eintr.–Swansea/Napoli
Cherno./Lyon–Plzen/Shahtjor
Maribor/Sevilla–Betis/Rubin
Dnipro/Tottenham-PAOK/Benfica
Makabi/Basel–Ajax/Salzburg
Juventus/Trabzon-Esbjerg/Fiore
