Juventusi fiton kampionatin e 9 radhazi

Ornela

Më në fund, mes shumë peripecish dhe një titulli që shtyhej dhe shtyej deri në 3 javë përpara fundit, Juventusi është shpallur kampion Italie për të 9-tin sezon radhazi: një rekord absolut ky për “Zonjën e Vjetër”, që mundi 2-0 Sampdorian me golat e Ronaldos dhe Bernardeschit.

Sarri fiton titullin e parë në karrierën e tij dhe trofeun e dytë (Europa League me Chelsea).

Bardhezinjtë këtë sezon nuk ishin dominues si herët e tjera dhe madje në një moment u duk sikur Lazio do ta parakalonte, por pas pandemisë ekipi i Inzaghit u shuajt dhe Interi tregoi luhatjet e zakonshme, edhe pse me Conten trajner.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *