Juventusi kampion, festa unike e mjekëve të Torinos (VIDEO)

DITA Online

Juventusi ka fituar titullin e gjashtë radhazi në Seria A.

Tashmë mbetet për t’u luajtur edhe finalja e Ligës së Kampioneve, më 3 qershor, në Cardiff të Uellsit.

Sidoqoftë, më parë do të zhvillohet ceremonia festive e rikonfirmimit si kampionë të Italisë.

Paraprakisht, kjo gjë është bërë realitet në Spitalin e Torinos, qysh ditën e fitores ndaj Crotones, kur trofeu u sigurua matematikisht. Mjekët dhe stafi i spitalit të Torinos kanë festuar në mënyrë të veçantë dhe plot adrenalinë titullin e skuadrës emblemë të qytetit, teksa në sfond është himni i Juves, ndërsa të veshurit me bluzat jeshile kërcejnë të gjithë njëherësh në hollin e institucionit përkatës mjekësor.

 

Diçka e rrallë, çka tregon lidhjen e madhe të popullit torinez me Juventusin, në veçanti, ku nuk bën dallim as stafi mjekësor i spitalit të këtij qyteti industrial në Itali.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *