Juventusi kërkon zëvendësuesin e Pogba

Dita

Juventus në kërkim të zëvëndësuesit të Paul Pogba. Lamtumira e francezit nga bardhezinjtë duket se është cështje ditësh dhe nisur nga ky fakt drejtuesit e klubit bardhezi, kanë nisur punën e tyre për kërkuar një mesfushor tjetër. Andre Gomes i Valencias pritej të ishte zyrtarizimi i radhës i kampionëve të Italisë, por në fakt nuk do të jetë kështu pasi portugezi pritet të kalojë në radhët e Realit të Madridit.

Në listën e drejtorit sportiv të Juventusit Beppe Marotta janë gjithashtu dhe Axel Witsel, Moussa Sisoko, William Carvalho e Lucas Biglia. Belgu Witsel, i cili kërkohet dhe skuadra e Napolit, pvarësisht cilësive që ai ka nuk është prioriteti numër një i “Zonjës së Vjetër” pasi  në ditët në vazhdim Marotta do të ketë një takim me drejtuesit e Chelsea, për të folur në lidhje me të ardhmen e mesfushorit Nemanja Matic, i cili duket se nuk është më në planet e trajnerit Antonio Conte.

Po në Angli, kampionët e italisë kanë një tjetër takim me skuadrën e Newcastle. Francezi Moussa Sisoko i cili ishte një nga më të mirët e Kombëtares së Bluve në finale kundër Portugalisë, shihet si një përforcim cilësorë, por problem mbetet shuma që duhet paguar për të pasur në dispozicion shërbimet 26-vjecarin. Trajneri Raffa Benitez duket se nuk dëshiron ta largojë futbollistin për një shumë të vogël, pavrësisht se këtë sezon skuadra e tij do të luajë në kategorinë e dytë angleze. Për Lucas Biglia Presidenti Lotito kërkon 30 milionë Euro. Largimi i mundshëm i Pogba do të krijonte një hapsirë të madhe për mesfushën e Juventusit, por më paratë që do të sigurohen nga shitja e tij, transferimi i një lojtari cilësorë duket se nuk do të jetë problem.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *