Juventusi mposht Realin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions

redaktor

Juventusi ka arritur të mposht kampionët e Realit të Madridit 2-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

Italianët morën një fitore të rëndësishme në ndeshjen e zhvilluar në “Juventus Stadium” për të synuar një kualifikim të mundshëm për në finale.

Një madrilen ndëshkoi Realin e Madridit që në minutën e 9-të. Alvaro Morata shënoi ndaj ish-ekipit të tij, ku pas një goditje nga Tevez topi nuk u largua ashtu siç duhej nga Iker Casillas dhe përfitoi Morata që nuk e pati të vështirë të shënonte.

Spanjollët arritën të barazojnë që në pjesën e parë, me të përhershmin, Ronaldo, i cili shënoi me kokë në minutën e 27-të.

Ndërkohë, në 45 minutat e dyta të besuarit e Allegri-t gjetën golin e avantazhin me Tevez, i cili ktheu në gol një 11-metërsh në minutën e 58-të.

Pavarësisht përpjekjeve të Realit, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takim. Megjithatë, për të vendosur ekipin që do të luajë në finalen, e cila do të zhvillohet në “Allianz Arena”, do të duhet të presim edhe 90 minutat që do të zhvillohen në “Santiago Bernabeu”. Ndeshja e kthimit të zhvillohet të mërkurën e ardhshme.

Share This Article
6 Comments
  • Me fitoren e Juventus, uroj juventinin Totila dhe i them, shihemi ne finale, megjithese Bajerni me mungesat e shumta e ka shume te veshtire neser.

  • “horri ” ! totila censurohet rregullisht qe nga viti i kaluar si tek tema ashtu dhe tek dita .
    kushedi se ke ka shkelur ne kallo ,por kalon reali dhe bajerni ,pavarsisht mungesave .

  • Te njejtin artikull qe sapo lexova te Top-Channel. Kaq e veshtire eshte per te dhene nje koment pak me origjinal te nje ndeshje futbolli ? Ngjan sikur po jepni rezultatin e ndonje komisioni parlamentar.

  • ‘Horri i Bulevardit ” !
    Eshte shpejt per JUVEN qe te shkoje ne finale ,vetem per nje fakt :
    Ancelotit qe do te dije se si ta vendose ekipin ne fushe .
    Por BARCEN do te kisha deshire qe te shkoje ne finale me Bayernin tend ,por e shikoj si mision te pamundur ,jo se BARCA nuk ka kapacitete ,por ja kam friken shume KOKE-QEPES qe eshte dukshem me i zgjuar se sa ENRIQUE ,pavarsisht se Bayerni ka disa mungesa por qe kurrsesi nuk jane justifikim si per Bayernin si per Realin qe kane nga 2 formacione te njejta si ne fushe si ne bankine .
    Shikoj finalen BAYERN vs Real ne sfond .
    Te pershendes !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *