Juventusi pëson goditje të rëndë, mposhtet nga Sampdoria

Leda Hysa

Juventusi ka marrë një goditje të rëndë në Xhenova, teksa është mundur me rezultatin 3-2 nga Sampdoria.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0, ndërsa në 45 minutat e dyta vendasit shkëlqejnë duke realizuar 3 gola në portën e Juventusit. Golashënuesit ishin Zapata, Torreira dhe Ferrari.

Ndërkohë bardhezinjtë u zgjuan vetëm në minutat e shtesës, në të cilat realizuan dy gola me Higuain dhe Dybala, por pa mundur të shmangnin humbjen e dytë në kampionat.

Një humbje e rëndë për bardhezinjtë, të cilët tashmë mbeten 4 pikë pas Napolit kryesues.

Por, Juventusi tashmë rrezikon të përfundojë në vendin e tretë, nëse Interi do të fitojë në mbrëmje në “San Siro” ndaj Atalanta-s.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *