Juventus ka mposhtur me të njëjtin rezultat si në ndeshjen e parë Atalantën e Etrit Berishës, 1-0, edhe në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinalet të Kupës së Italisë duke siguruar vendin e parë bosh të finales.
Vetëm nga pika e bardhë e 11-metërshit mund të mposhtej portieri i Kombëtares shqiptare të futbollit, në 90-minutëshin e gjysmëfinaleve të Kupës që bergamaskët humbën në “Allianz Stadium” të Torinos.
Berisha ishte mes më të mirëve në fushë, por nuk mundi të bënte asgjë më shumë përballë goditjes së Miralem Pjaniç nga pika e bardhë, duke humbur kështu mundësinë të shkojë në finalen e Kupës së Italisë.
Finalisti tjetër zbulohet mbrëmjen e kësaj të mërkure, pas takimit mes Lacios dhe Milanit.
a.s/dita
