Ai është kryetari i familjes më të madhe në botë dhe thotë se është i bekuar që ka 30 gra.
Ziona Chana ka 94 fëmijë, 14 nuse dhe 33 nipër e mbesa.
Familja e madhe jetojnë në një shtëpi me 4 kate që ka 100 dhoma në kodrat e fshatit Baktëang në Indi.
Sa i përket grave, ato flenë në një dhomë të madhe të përbashkët.
Zoti Chana u shpreh për The Sun:
Sot unë ndihem si fëmija i veçantë i Zotit. Ai më ka dhënë kaq shumë fëmijë për të cilët duhet të kujdesem. E konsideroj veten si një burrë me fat që ka 39 gra dhe që jam kreu i një familjeje kaq të madhe.
Edhe pse janë shumë, anëtarët e kësaj familjeje janë të organizuar me një dispilinë ‘ushtarake’.
Gruaja më e madhe e shtëpisë, Zathiangi i organizon të gjithë të tjerët dhe u jep detyrat që kanë çdo ditë.
Ziona është kreu i një sekti që i lejon anëtarët e tij që të kenë sa gra që të duan, dhe kjo pak a shumë i shpjegon të gjitha.
Ai e mban gruan më të re afër dhomës së tij të gjumit ndërsa anëtarët më të mëdhenj të familjes flenë shumë më larg. Sa i përket grave, ato e vizitojnë bashkëshortin e tyre në dhomë me rrotacion.
Chana tregon gjithashtu se ende është i interesuar për një grua.
“Për të zgjeruar sektin tim, unë jam i gatshëm të shkoj edhe në SHBA për t’u martuar”, thotë ai.

j.l./ dita

14 gra, sejciles prej te cilave i bie te flere me burrin 70 vjecar 1 deri 2 here ne vit. Mungesen ato padiskutim e plotesojne diku aty rreth e rreth, gjate kohes kur ky 70 vjecar shkon me qiri ne dore ne banjo!
14 nuse thote nga turpi, se kur ben pak nxemje I dalin 39 gra. Rrezik 14 dite I ka java ketij xhajes. Do kete ndonje repart ushtarak aty afer, hahahaaaaaa
Te lumte “dyfeky” o plak..
Farë e keqe.