Ka disa sekrete që depresioni pas pushimeve mos t’iu mposht

Leda Hysa

 

Pushimet nisin me entuziazëm të madh, e gjithkush nga ne e ka bërë atë numërimin mbrapsht të ditëve të fundit në punë, para udhëtimit në pritje bashkë me valixhen e cila si në pak raste është bërë gati me rregullsi deri në detaje.

Por krejt e kundërta ndodh në fund të këtyre ditëve që ikin me aq vrap. Dhe ja vjen momenti, ndodhesh sërish para kompjuterit. Ne ju tregojmë disa sekrete të vogla të cilat ju ndihmojnë ta përballoni në mënyrën e duhur stresin, pas rikthimit nga pushimet.

Të pranojmë jetën ashtu siç është

Duhet të pranojmë idenë se pas pushimeve do të thotë t’u kthehemi përsëri pranë personave me të cilët do të kalojmë 11 muajt e ardhshëm. Të gjejmë përsëri aty miqtë e vjetër na jep kënaqësi, por ka gjëra të cilat duam t’i ndryshojmë. Bëjeni atëherë në mënyrën më të mirë, duke larguar ose duke injoruar gjithçka që ju mërzit. Vetëm në këtë mënyrë do t’i mbijetojmë dëshirës për t’u larguar nga të gjithë.

Të rikuperojmë kohën e humbur

Duhet të përpiqemi të rikuperojmë marrëdhënien me kohën e kaluar, ose ndoshta me objekte të harruara ose të cilat do të donim t’i flaknim, duke u munduar për të bërë diçka të re. Ndoshta, një shëtitje e mirë në një nga ato tregje, të cilat kanë gjëra të vjetra, mund t’ju ofrojë mundësinë për t’i dhënë shtysë kreativitetit tuaj. Rikthimi në shtëpi nuk është i lehtë të përtypet dhe shpeshherë këtë e përjetojmë në një mënyrë që na bën të ndihemi keq me veten. Ne duhet të bëhemi të vetëdijshëm që kjo është një fazë kalimtare, e cila do të zhduket atëherë kur ne nuk e presim.

Mos bëni që puna t’ju mundë

Rikthimi në shtëpi pas pushimeve do të thotë dhe rikthim në punë. Një sërë letrash mbi tavolinë dhe rregulla pa fund. Si do t’ia dal? Më mirë të mos i mendoni këto gjëra. Të gjitha duhet të përballohen gradualisht, duke filluar nga gjërat më të thjeshta dhe më pak impenjative. Tavolina juaj do nisë të zbrazet menjëherë dhe ju do të ndiheni më mirë sesa e kishit menduar.

Ushqyerja e duhur

Stresi luftohet edhe nga tavolina. Të gjithë duhet të mendoni edhe për vaktet tuaja, duke u ushqyer shëndetshëm dhe lehtë. Mëngjesi ka shumë rëndësi për të nisur një ditë të mbarë.

Lëvizjet e shumta

Edhe aktivitetet fizike ndikojnë shumë në uljen e stresit dhe relaksimin e trupit dhe të mendjes.

Veshja

Gjatë pushimeve e braktisim disi mënyrën e veshjes. Por nëse bëhet fjalë për të shkuar në punë, padyshim mënyra jonë e të veshurit duhet të bëhet më e rregullt dhe formale.

Vlerësimi i fundjavës

Në përputhje me angazhimet tona, ne duhet të bëjmë çmos që gjatë fundjavës t’i përkushtohemi totalisht vetes. Një udhëtim i shkurtër, apo një darkë e këndshme romantike nuk duhet të na ikë prej duarsh. Me pak fjalë, duhet të gjejmë mënyrën që të shtunat dhe të dielat tona të mos jenë si gjithë ditët e tjera.

Kujtimet nga pushimet, terapi kundër stresit

Shkrimi i një ditari është mënyra më e mirë që ta ruani atë që keni përjetuar. Aty mund të ruani fotografi dhe shënime, e sa herë t’i shikoni, truri do ta përjetojë edhe një herë pushimin. Kjo mund të jetë e dobishme për ata që vuajnë nga stresi pas pushimeve verore.

Kultivoni lule

Sipas një studimi nga revista “HortScience”, teksa vëzhgoni kopshtin tuaj që rritet, ndjenja e përmbushjes me kënaqësi, rrit edhe koeficientin e lumturisë. Sezoni i vjeshtës është ideal për të kultivuar lule dhe bimë të reja, lulëzimin e të cilave do duhet ta shini me kohë, edhe gjatë dimrit. Sugjerohet që pasi të ktheheni nga puna, bëni mirë të relaksoheni duke u marrë me kopshtin tuaj, me mbjelljen e luleve.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *