SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje gazeta jonë më realiste DITA. Shqiptarët kanë pasur dhe kanë halle shumë, por hall mbi hall na u be Saliu. Ore, nuk po e marrim vesh këtë plak të çmendur për karrige. Vajti 24 vjet që nuk u ngop me këto poshtërsira që i ka bërë këtij populli.
Ka cipë ky njeri, apo i ka plasur delli i ballit? Nuk lë gurë pa lëvizur, si e si të krijojë situata të rreme, vetëm për sherre e konflikte. Më vjen keq për ca njerëz të ndershëm të krahut të djathtë, që mbajnë shpresa akoma nga ky individ. Ai nuk gjen dot rehatin, se në zemër ka inatin. Ishalla i pafshin hairin ata që i venë nga mbrapa akoma tellallit të Parlamentit. Faleminderit, G.K.
