Ministrja Ogerta Manastirliu duke folur në emisionin “Open”, ka thënë se fillimisht do të nis vaksinimi për mbulimin e 20% të popullsisë.
Sipas saj janë 568 mijë persona që do të vaksinohen apo 1.2 milion vaksina që do të kryen. Më tej ajo ka shtuar se do të përpiqen që të vaksinohet e gjithë popullata nga 16 vjeç e lartë.
”Do jenë mjekët. Do jenë ata mbi 75 vjeç dhe do të jetë vaksinim i kombinuar. Ka persona që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve dhe ata do jenë të parët. Për të ulur riskun. Në të gjithë botën ka qenë problematikë përhapja e virusit në azile. Po i përdorim dhe do i përdorim për kategoritë e riskuara. Sigurisht që ka disa elementë për të sqaruar. Zgjerimi i fushatës. Për të frenuar përhapjen e virusit është qëllimi i parë. Do të kalojmë në fazën e sulmit. Ne kemi një armatë shumë të mirë dhe i kanë dhënë provat. Kemi një instrument të fuqishëm.
Do të vijojmë dhe të kemi kanale të tjera për doza të tjera. Vaksina e Pfizer është e mbyllur por presim Covx që kemi paguar 4 milionë dollar. Dhe në muajn shkurt mund të ketë vaksinat e para. Kemi siguruar 500 mijë. Dhe kemi nevojë synimi është të kemi mbulesë të gjerë dhe të mbulojmë të gjithë popullatën. Ka vaksina me target të ndryshëm se Pfizer nuk e lejon nën 16 vjeç. Nga ana tjetër është se ne kemi negociata me vende të BE për blerje dozash të vaksinave. Ajo që ndodhi sot me ardhjen e vaksinave të para dhe me kontratën e Pfizer apo me vaksinat që do vijnë.”- tha Manastirliu.
h.b/dita

Përdoruesit e kokainës jan imun ndaj Coronës,prandaj e harxhuat kot vaksinën që i bëtë drogaxhiut D’Rama.