Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Ju përshëndes Dita. Janë me dhjetra e në mos më shumë familje të ngujuara për gjakmarrje gjatë këtyre 25 viteve. Fëmijtë e tyre nuk shkojnë në shkollë. Jeta e këtyre familjeve është e pashpresë e pasigurt.
A ka institucione shteti për mbrojtjen dhe zgjidhjen e këtij problemi madhor në tërë vendin? A do shpresojnë këta fatkeq të çlirohen e të jetojnë të lirë? 140 burra koti të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë a kanë pak dhimbje e moral për këtë milet fatkeq? Asnjëherë nuk u ka shku mendja këtij kombi se do kenë ketë fat. Ju faleminderit nga Kukësi
