Edi Rama ka takuar pasditen e së enjtes sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, gjatë vizitës së tij në SHBA, ku ka shkuar në cilësinë e Kreut të Misionit të OSBE-së.
Por me sa duket kryeministri po e shfrytëzon rolin ndërkombëtar që i është dhënë Shqipërisë, për të bërë propagandë për veten.
Në njoftimin që ai ka bërë menjëherë pas këtij takimi, Rama jep përshtypjen sikur ka marrë viston amerikane për aksionet e fundit në Tiranë si amortizimin e pasojave të tërmetit, luftën ndaj krimit dhe nismën e përbashkët me Vuçiçin për të dominuar Ballkanin në dëm të Kosovës.
“Në zyrën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për Rindërtimin, paketën AntiKÇK, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë – Serbi, si edhe sfidat e përbashkëta të aleancës sonë strategjike, ku Shqipëria mbetet besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruajti ai në Facebook.
Por një krahasim i shpejtë i atyre që thotë Rama me ato që ka thënë sekretari i shtetit, dëshmon për divergjenca të theksuara.
“Mirënjohës për partneritetin tonë të palëkundur si aleat te Shqipëria dhe rolin e saj të lavdërueshëm si drejtues stabiliteti në Ballkanin Perëndimor” ishin fjalët e Pompeos pas takimit, ku nuk përmendej asgjë, as për ndihma pas tërmetit, as për KÇK, as për mini Shengenin.
Po atëherë cili nga të dy versionet është më pranë së vërtetës?
Për të zbuluar atë, “Zëri i Amerikës”, ka pyetur zëdhënësen e departamentit të shtetit Morgan Ortagus, e cila konfirmoi se Rama ishte ftuar në cilësinë e kryesimit nga Shqipëria të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
“Sekretari Pompeo gjithashtu përgëzoi Kryeministrin për angazhimin e palëkundur të qeverisë së tij për kontributin në aleancën e NATO-s, për kundërvënien ndaj veprimtarive keqdashëse të Iranit dhe për rolin udhëheqës në rajonal në mbrojtje të rrjeteve të komunikimit 5G“, i ka thënë Morgan Ortagus, Zërit të Amerikës.
Pra shkurt Pompeo nuk ka folur për ndihma pas tërmetit, për KÇK, apo për mini Shengenin.
d.a. / dita
Edi nuk mjaftohet qe ben ligje antikushtetuese, realisht per te mbrojtur kriminelet e vertete, por do edhe t’i pasuroje me taksat e shqiptareve.
Kujt i sekuestrohet pasuria ne kundershtim me ligjet nderkombetare, te gjithe do demshperblehen ne Gjykaten e Strasburgut, qofshin edhe kriminele, sidomos ara qe kane nga nje vendim gjykate ne xhepat e tyre per justifikimin e ligjishmerise se saj. Pa folur per ata kriminle, qe realisht Edi i ka frike, ata marrin çertifikaten e virgjerise pasurore.
Te mos harrojme edhe komunistet me ligji i moren pronat, por sot i paguajme te gjithe jo vetem me taksa, por ne shume raste me konflikte qe kane vite qe zgjasin, por edhe me jete njerezish.
Mire qe i liron nga burgjet, por do t’i jape edhe demshperblim me parate e shqiptareve.
Ndersa kjo çmenduria e antievazionit do e shkaterroje plotesisht Shqiperine dhe financat e saj. Do largoje çdo investitor te mundshem te huaj dhe pothuajse te gjithe ata shqiptare qe kane pasur ne mend te kryenin investime, do drejtohen me urgjence ne vende te tjera. Pikerisht ne ato vende qe nuk udhehiqen nga te çmendur dhe kriminele!
Sakte.
D I T A: Me vjen keq per shkrimtarim tuaj mosbesues per sinqeritetin e KM tim e te Shqiperise qe nuk ka genjyere deri sot..! Keto deklarime verifikohen shume kollaj nga VOA-Elez Biberaj Tropojani qe solli Rajersonin ne Shqiperi e Saliun ne pushtet-President ne 1992,te dhene OK nga Ramiz Alia si mik i Beogradit me heret.
-KÇK,OFL,etj,jane mbeshtetur nga ambasadat e SHBA+BE ne Shqiperi dhe ato flasin me gjuhen e Amerikes e BE.Mos shkruani kot te mbysni miletin me fake-news,pasi po e ulni shume reputacionin tuaj si Gazete e pa-aneshme qe duhet te jeni.
-Respekte per gazetaret e pa-anshen te shumte ne DITA.
Ju te DITA-s para se te shtroni pyetjen e siperme VERIFIKOENI “ne se kafolur Edi Rama apo jo me qeveritarin e larte amerikan,nuk esht nevoja te hidhni supozime,per te cilat ne lexuesit nuk kemi nevoj dhe as e lexojme materialin tuaj.
Opaas..Fshati turistik Rilindja
Vetem perpara o Gjigand. O Skenderbe i shekullit XXI. Thjesht lider global.