Ka fshat me emrin Gallatë?

Nela

Gallata është fshat i Kurbinit, midis vargmaleve Krujë-Dajt dhe të Skënderbeut.

Ka qenë qendër e fshatit të bashkuar që përfshinte edhe fshatrat: Vinjoll, Gernac dhe Selitë, popullsia para vitit 1990 ka qenë rreth 1600 banorë.

Në zonën e Gallatës në Daul, në periudhën bizantine është ndërtuar një kala, të cilën e përforcoi Skënderbeu.

Që në shekullin XVII në Gallatë ka pasur shkollë të mesme, rrënojat e saj janë dhe sot.

Dikur ka qenë zonë e njohur në vend për prodhimin e drithërave të bukës dhe rritjen e dhive, ndërsa në pemëtari përmendej për arrat dhe gështenjat.

Më 1971 në Vinjollë të Gallatës u ndërtua edhe një hidrocentral i vogël.

n.s. / dita

Share This Article
8 Comments
    • pamja ajrore qe jepet eshte qyteti i Lacit dhe eshte ofendim per lexuesit qe nuk jepet dhe sqarimi..

      per shkollen e mesme shqip qe thuhet eshte gafe shumedimensionale qe seminaret qe funksiononin prane ipeshkvive dhe katedraleve latinisht quhet patriotizem..

      eshte e vertete qe ka patur perpjekje per gjuhen shqipe por deshtuan akoma pa nisur..

      mos ngaterroni atdhedashurine me historine !!

  • Kjo eshte zone shume afer kalase se Daules, dhe mendohet afer zones se Logorecit fshat i vogel afer prodanit sot bashkuar me fshatin selite, ne histori del edhe emri Logoretsis, fshati gallate ka kishen e Shna Prenes, dhe 1642 ishte qendra ipeshkeve. Kalaja e Daules eshte si kala magazine (e pa eksploruar) nga ku ka afersi me krujen dhe lezhen dhe sigurisht gallata si fshat eshte afer me Skurajn, pra edhe beteja e Albulenes eshte kombinim i kalave , Kruje,Daul,Kep Rodoni, Lezhe etj etj si strategji. Mendohet se kjo zone merr emrin pas pushtimit nga dy vellezer nga gallatasaray ne Turqi por nuk eshte akoma e bazuar, gjithashtu mendohet se fshati Selite ka pasur emrin Caravante por nuk bazohet akoma, prandaj mungon shume informacioni dhe pas shek XV nis periudha e asimilimit ku fshatrat ndryshojne emrat dhe njerezit fene apo mbiemrin, kjo eshte e verteta.

  • Ka dy apo tre teori per emrin Gallatè
    nje është formimi gall ose gjall pra i gjallë dhe at= ati pra ati gjallë , shpesh edhe si kufzimim me zonen e Mirdites Kurbini ka vecori dhe ngjashmeri psh luga=lugja ndaj gjall=gall + atë del emri ati asht gjallë ngaqe ketu ka dhe shkollen Shna Prendja per frat pra per prifta apo padre apo atë sic thuhet dhe ka mar emrin ati asht gjall pra GjALLATË, , teoria e dyte e cila bie poshte si shkak e moslidhjes logjike është nga Galatasaray por nuk ka lidhje logjike apo shkecore, dhe emri shqip shqip qe Gallatë do te thote humor por nuk është lidhje logjike sepse kjo zone ka nxjerr prifta jo humorista me shume. Ndaj qendron fakti i pare pra Ati asht gjallë pra zoti asht gjalle.
    Sikurse fshati Logorec si vendi ku ecin oret apo fshatrat e tjera dhe Daula si qender (Kalaja Daulë-s).
    Pra historia e Kurbinit lidhet me mjaft ngjarje antike qe sot kane domerhenie sa shkencote dhe arkeologjike.
    Me repekte !

  • Në hartën nga Giacomo Cantelli di Vignola del me emrin Galeta ose Gallata , pra mund ta kete edhe nga shna Prenja kisha si perendeshe e gjellerise etj gjallë+jeta pra galleta ose Gallata

  • Apiani, historian grek, lindur në Aleksandri të Egjiptit nga fundi i shekullit I, që jetoi deri në vitin 70 të shekullit II shkroi veprën e tij Historia Romana. Në pjesën e katërt, të quajtur “Illyrike”, Apiani tregon edhe legjendën gjenealogjike sipas të cilës, Iliri ishte i biri i Polifemit dhe Galateas.
    Pra Galata apo Gallata jane një zone që merr emrim që në lashtesi dhe ska lidhje me turkun, në hartat e vjetra shkruhet Galata afer lumit Verdassa dhe kufitare Daula Vinjola Curbino dhe Prodani.
    Ketu mund të jetë marre emri nga Nena e Ilirit Galata…
    Siç dihet
    Vëllezër të Ilirit ishin Kelti dhe Gali. Bijtë e Ilirit ishin Enkeleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti dhe Perrebi, vajzat e tij qenë Partha, Daorta, Dasara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *