“Ka futur gjithë fisin në Bashki”, kryetarja e Bashkisë Përrenjas i përgjigjet Ramës

DITA Online

 

Kryetarja e Bashkisë Prrenjas Miranda Rira, i është përgjigjur akuzave të Kryeministrit i cili tha se ajo kishte punësuar që të gjithë kushërinjtë e saj në bashki.

Reagimi

Sot kryeministri ne ikje dhe deputeti i Prrenjasit dhe Librazhdit, u kujtuan me ne fund per Prrenjasin. Erdhen dhe dhane nje lume akuzash per Kryetarin e Bashkise, sepse nuk kishin cfare t’ju thonin njerezve sesi ata e lane ne mjerim Prrenjasin. Nuk kishin si te justifikoheshin, se kane 26 vjet qe mbushin thesin me vota nga kjo zone, dhe me pa s’ju bie ndermend nese keta njerez jane gjalle apo vdekur. Z. Rama, ti e di fort mire qe une jam më socialiste dhe më e majte se ty. Ku e ke “rilindur”Prrenjasin? Me cfare investimesh?

Cfare ke bere per bujqesine ne kete zone? Sa kohe keni qe genjeni per statusin e minatorit? Ku jane ato qindra vende pune qe do hapje ne Prrenjas? Fondi i zhvillimit te rajoneve qe eshte teresisht i qeverise, ska patur para per Prrenjasin, ndersa ke çuar miliona euro per fasada dhe qendra ne bashki te PS. Ju i keni ndare investimet per shqiptaret, ne baze te ngjyres politike qe ka kryetari i bashkise. Sa investime ke çuar ne Librazhd dhe sa ne Prrenjas?

Edhe nje investim qe solle per shetitoren pergjate rruges nacionale, derguat Sadri Abazin per te marre tenderin me dokumenta fallco, proces qe u mbajt peng nga ju per rreth nje vit, por nuk ju eci. Meqe u moret ju i pari me mua, po merrem pak edhe une me ju. A e dini ju Z. Kryeminister se me fondet e qeverise jane pasuruar shpura qe rri prane jush, ata qe japin dhe marrin fondet qeveritare dhe tenderat, dhe jo qytataret e Prrenjasit dhe te gjithe Shqiperise?! Prrenjasi eshte varferuar ndersa Rilindja lakuriqe, thote se ka rilindur. U moret me fisin dhe njerezit e mi. Mire une paskam marre shofer nipin tim, dhe ky na qenkerka sakrilegj i madh, do ishte mire te jepnit llogari se cfare bete ju per Prrenjasin dhe per keta njerez qe i keni genjyer per me shume se dy dekada.

Po specialistin e IT-se ku ma gjete kusheri?? Ledio Allko eshte nje punonjes i shkelqyer qe ka mbaruar me 10-ta dhe ska asnje lidhje gjaku me mua. Ndersa ai qe ju thoni se eshte krushku im , po ju them se deri dje ka qene Kryetari i Partise socialiste ne Prrenjas, por arroganca e pushtetit e la ne harrese. Çte bej une qe kam nje fis kaq te madh dhe mund te qelloje qe nga 230 punonjes qe ka bashkia, shoferi eshte nipi im(sepse eshte e drejte legjitime e cdo njeriu te marre shofer njeriun me te sigurte), dhe se ndonjeri eshte edhe ne lidhje farefisnore me mua?

Po ju them se jam 100% rrajcare dhe kam nje fis per te cilin jam shume krenare. Leri dokrrat me fare e me fis, por jepi Prrenjasit ate qe i takon Prrenjasit, mjaft më manipuluat me demagogji dhe me rrena kete komunitet. Ndersa ti Z.Balla e di fort mire se ndihmen ekonomike e jep ministria, dhe ska asnje lidhje bashkia me kete pjese. Ti ne fakt je i pari, qe duhet te japesh llogari, se perse gjithe fondet i cove ne Librazhd dhe se per Prrenjasin s’te ra ndermend edhe pse ky komunitet ka 3 legjislatura qe te voton.

Kete here, Prrenjasi e ka vendosur, do te votoje jo per Rilindjen e palindur, jo per marreveshje diversantesh, por per nje parti te majte si LSI qe do t’i jape Prrenjasit, Rrajces, Qukesit dhe Stravajt, dinjitetin e munguar.

Share This Article
3 Comments
  • Mos t`ju duket qydi.LSI ashtu si maja e piramides eshte familjare edhe poshte ne baze familjariteti dhe nepotizmi jan ber te ligjeshme.
    Vec kesaje per interse te votave per blerjen e saje LSI ka mbajtur ne nje vende pun nga dy veta.Kjo edhe ne mandatin e pare ka ndodhur edhe tani ne ket mandat sice ndodhi ne Shkoder.
    Prandaj deklratata e Metes per blerje votash jane sa per sy e faqe pase shembull tipik eshte ILIR Meta per blerje votash kryesishte nepermes vendeve te punes.!

  • Ere nepotizem te kulluar! C’jane keta njerez, qe sapo ulen ne karriken e pushtetit, u merr koka ere?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *