Përshëndetje DITA. Do doja të dija, çfarë garancish ka PS-ja për rotacion paqësor të pushtetit? E kam fjalën, shikoni çfarë po ndodh në Bashkinë e Tiranës. Ne e dimë të gjithë që ai është një mandat i vjedhur. U vodh sy të gjithëve. Dhe PS e Rama nuk mundën të mbrojnë votën tonë. Tani po rividhet. Po shohim që megjithëse pakicë, Berisha nëpërmjet Bashës nuk e lëshon Këshillin Bashkiak? Cila është kundërpërgjigja? Asgjë. Vetëm eufori. Shohim dhe këto listat që po dalin. Vetëm hesape miqsh parallinj e brryla. Hoqën një si Shega Ligori që bëri grevë urie për votat tona, tallen me Braçen që është zëri opozitar më i spikatur. Nga ana tjetër lexojmë që miqtë e Ramës fare pa takt fusin në lista fëmijët dhe gratë. Pse kështu? Unë e kam një përgjigje. Bëjnë kështu sepse populli urren Berishën, një figurë e neveritshme që shkatërroi krejtësisht shtetin dhe moralin e vendit. Dhe e kanë të sigurtë votën anti-Berishë. Por po pyes prapë: Me këtë agresivitet që ka ky pushtet hajnash dhe me këto autogole që bën PS në përfaqësimin kuvendor, çfarë garancish kemi për rotacionin? Dhe kur flas për rotacionin kam parasysh rotacionin paqësor. Sepse en qytetarët duam të votojmë dhe të jetojmë të qetë, jot ë votojmë dhe të shkojmë drejt torturave të logjikës si ato që kanë ndodhur ëm parë e që po rindodhin em Bashkinë e Tiranës? Ka Rama ndonjë garanci për këtë rotacion paqësor? Ndërkombëtarët? Po. Po përvec tyre? Faleminderit që na jepni mundësi të shprehemi.
Email nga gazeta: [email protected]