Ka interes personal t’a mbaj armikun gjallë

anazapta

Email në adresën

[email protected]

Opozita ngatërron qëndrimin e fortë me zërin e fortë, mbytës,zhurmues, tonalitet, nervoz, ku fjalët shkërmoqen duke u rrokullisur pa krijuar fjali por kakofoni. Veçse është interesante që këtë lloj ‘profesioni’ nuk e ushtrojnë të gjithë, por disa me gishta në kërkim të protagonizmit, se helbete para zgjedhjeve janë, e mbase besojnë se do rrëmbejnë vota për nivelet drejtuese të PD-së. Madje, po të sitesh mire prashalitjen e tyre mund të zbulosh që janë antipod i qëndrimeve kur ishin në pushtet, por pak rëndësi ka se regjisori popull u ndryshoi rolet. Gjuha është një dialekt që disponon ushtri, armate detare, armate ajrore…, ka pas thënë një ushtarak-politikan frëng (Lyautey). Pra, disponon të gjitha mjetet vrastare ose mbrojtëse, ndaj ajo do takt, do art në përdorim për të mos u shndërruar në modele që zbresin nga Kuvendi deri në tavolina lokalesh apo familjare…Jo pak fjalë të tyre kanë hyrë në fjalorin e përditshmërisë në fillim si qyfyre deri sa janë pasaportizuar e janë bërë serioze. Kur një deputet apo kushdo, të shan me bahçe, qepra e frymorë, me komshi e bashkëpunëtor, për ato që thua e bënë, tregon zakonisht që ti nuk thua si do ai/ajo,nuk bënë si do ai/ajo… Dhe gënjeshtra e imponuar çel lule, çel lule vërtetë, por nuk lidh fruta; pasi qëndrimet e gjata të përsëritura me të njëjtat plagjiatura është tregues i mefshtësisë politike e sociale dhe tregues force ‘o kështu o s’ka’ duke shpërfaqur pamundësinë për të menduar të njëjtën gjë dy apo tre herë në gjetjen e mundësive të kompromisit. Jo se deputetët nuk i dinë këto. Diploma plot kanë, eksperienca nuk u mungon, fjalë ‘të arta’ zbulojnë në fjalor, por mesa duket i qëndrojnë besnik fejsbukut të sb dhe si papagaj me larushi ngjyrash ‘recitojnë’ me çjerrje intonative ‘kompozimin’ në parlament. Më pak vonesë, por kam besim se do të bëjnë kthesë pas përfundimit të riformatimit të forumeve drejtuese në PD,dhe do harrojnë kallashin’, ‘tritolin’, ‘hashashin’… e do ‘abandonojnë’ Berishën që ndjek si postulat thënien e Niçes ”Ai që rron pas një beteje me një armik, ka interes personal t’a mbaj armikun e tij gjallë”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *