E dashur gazeta Dita. Sali Berisha eshte vete ligesia, por më të ligjë qenë dhe do të mbeten ata që e ricikluan atë në të tri pushtetet dhe kjo nuk don as mend dhe as kalem.
Jane mijëra krime te kryera vetem me 1997, pa harruar tragjedite ne dete e toke, apo grabitjen e istitucioneve dhe djegjen e kryeministrise me 1998, qe rendojne mbi shpatullat e Sali Berishes. Të gjitha, krime pa ndëshkim. Mosndëshkim me kosto të rënda sepse ky mosndëshkim ka helmuar dhe kriminalizuar në afatgjatë shoqërinë shqiptare.
Dhe maratona e gjygjeve per tragjedine e Gerdecit apo 21 janarin flasin qarte dhe paster per nje bashkepunim mes shtetit-bandë dhe botes se krimit.
Vetem protestat masive dhe te pandalshme, te drejtuara nga intelektuale te paperlyer me te djeshme e te sotmen kriminale e korruptive do t’i jepnin frymëmarjen e duhur Shqiperise. Sali Berisha me shoke ka kohe qe e kane vulosur nje fund te turpshem dhe pa kthim.Besoni dhe protestoni ne mbrojtje te moralit e dinjitetit njerezore te dhunar nga fuqite e pushteteve qe ne vite ricilkojne vetem boten e krim-korrupsionit politik.
Email nga adresa: [email protected]
Dy standarte një Mul, dhe pushteti.
Kam ndjekur me vëmendje maskaradën shtetërore me kryebashkiakun e Kavajës z. Elvis Roshi. Tashmë edhe fanatiku më i madh që ishte në anë të sjelljes anti shtet të shtetit, është strukur kur ka parë me sytë e tij se si për një shpullë të supozuar dhe aspak të provuar, shteti antishtet turret me qindra policë nga më specialët dhe arrin të prangosë në zyrën e policisë të votuarin nga shumica e qytetit të Kavajës. Se si përfundoi kjo shfaqje teatrale dhe se si tollumbaci u ca në pak minuta gjykim, opinioni e mësoi vetëm dy ditë pas prangosjes plot bujë e zhurmë të qytetarit të parë të Kavajës. Për këtë rast janë bërë shumë komente, mendime dhe ide nga më të ndryshmet, por unë risjell para opinionit fakte të rënda se si shteti sillet me dy standarte, në pozicone ekstreme politike, me shkelës të ligjit në pozicione pro dhe kundër pushtetit politik.
Më e keqja është se në të dy rastet në lojë është pikërisht “Muli” i pushtetit, në rastin tim si “plotfuqishëm” i selisë së PD-së shtet, ndërsa në rastin Roshi, i plotfuqishëm në shtetin e partisë.
Katër vite më parë në cilësinë e gazetarit rajonal jam thirrur në zyrë nga n/prefekti i Mirditës z. Gjon Pjetri ku më kërkoi llogari për një shkrim që në fakt nuk rezultoi se kishte lidhje me të por me grabitjen e disa ndihmavenë nivel prefekture. N/prefektit Pjetri i cili nuk e kishte kuptuar lakimin e fjalës nënprefekturë, por kishte marrë vetëm gërmat e para, pa asnjë paralajmërim, duke shfrytëzuar edhe moshën timë mbi 60 vjecare, qëllon egërsisht duke më shkaktuar plagë të rënda. Ndonëse i pa përgatitur për një sjellje të tillë të zyrtarit të shtetit në zyrën e shtetit, arrita të dokumentoj me audio të gjithë skenën e turpit.
Edhe pse ngjarja bëri bujë të fuqishme mediatike dhe fotot e rënda të dhunimit në zyrën e shtetit dhe jo në një stadium sporti, bënë xhiron e botës, shteti nuk u ndje. Natyrisht nuk prisja furgonë policie për të arrestuar këtë zyrtar të pa përgjegjshëm, por prisja që fillmisht ende pa ju drejtuar dyerve të gjykatës partia e të “plotfuqishmit” Flamur Noka të merrte masa për zyrtarin e emëruar prej tyre, heshti pa fundësisht. Ah sikur ky zyratari dhunues Gjon Pjetri do ti përkiste opozitës, cfar do ti punonte Muli i PD-së…Se për një shpullë pa asnjë shenjë dhe të supozuar, Muli bën namin ndërsa për një dëm të rëndë ndaj një qytetari në krye të detyrës si gazetar, Muli nuk u ndje as atëherë e as sot.
Dhe në fund i drejtohem publikisht z. Flamur Noka tashmë në cilësinë e Ministrit te rendit. Z. Ministër je në atë detyrë për ti trajtuar rastet dhe individët në mënyrë të barabartë para ligjit. N/prefekti i Mirditës Gjon Pjetri është nomenklaturë direkte e juaja. Unë jam goditur prej tij për shkak të detyrës, madje për këtë kam vënë në dispozicion fotografitë e mija menjëherë pas goditjes, madje edhe rregjistrimin në audio të qurravitjeve të tij, teksa më lutej ta qëlloja edhe unë pasi sipas tij kishte bërë gabim që më kishte qëlluar, ndonëse tani e gjithë kohën është munduar ta mohojë. Unë nuk kërkoj arrestimin e tij, por shkarkimin nga detyra përpara se sa vota e qytetarëve ta heqë njëherë e mirë nga zyra ku u dhunova nga vartësi jot.
Gjergj Mandreja. Gazetar, Mirdite