Ka magji nërmes Tirane!

Nela

Nga Jeta Zhitia*

Rrëmujë, zhurmë, buritë e makinave, sekondat e semaforit… Gjashtë, pesë, katër… Shpejt, shpejt, shpejt!

Unë vrapoj. Vrapoj, por… Të parës makinë nuk i pritet. Ndalem. Sepse e di si janë shoferët e Tiranës, i njoh bashkëqytetarët e mi. Ashtu si unë, edhe ata janë… nërmes qytetit!

A ka magji nërmes qytetit? Kanë kaluar disa ditë nga hera e fundit që u ndodha mes natyrës së dashur.

Sekondat e semaforit 49… Unë pres. Sytë në anën tjetër zhduken pas siluetave të turbullta të makinave.

35, 34, 33… Shoh këmbët e mia. Më duken disi më të formuara. Në Tiranë ecet. Ecet shumë. Shoh sërish rrugën. Sa afer jemi me këto makina të shpejta!

Shikimi kthehet te sekondat e kuqe. 25, 24… I mbyll sytë, marr frymë, zemrën thuajse nuk e ndjej nga vibracionet e trafikut. Zemra ime këtu në Tiranë ka një tjetër ritëm.

Pesë, kater, tre, dy, një…. Ecim më në fund! Të gjithë bashkë. Shputat e 100 këpuceve nuk janë asgjë në zhurmën e qytetit.

Sapo shkel në anën tjetër të rrugës, pika e parë e shiut më mbërrin lëkurën e krahut. Hapi im ngadalësohet. Hyj ne parkun e vogël pranë sheshit Skenderbej. Nuk e di a mjafton sipërfaqja për ta quajtur park, por mua më mjafton gjelbërimi nën shputat e mia dhe pikat e shiut që ndjej në fytyrë si puthjet e pafajshme të kohës së kopshtit. Apo si puthjet e huaja në një mbremje verore të Tiranës, ku më duket sikur çdo puhizë sjell joshjen e së panjohurës?

Bëj pak anash, që të mos pengojë ata që shpejtojnë. E kthej fytyren nga qielli dhe mbyll sytë. Në këtë rrëmujë, secili ka nevojë për një përkëdhelje të butë. Si ia dalin të tjerët?, pyes veten aty në qendër të parkut.

Në rrugën nga e cila erdha, sekondat vazhdojnë. 36, 35, 34… E gjelbër. Njerëzit ecin. Shpejt, shpejt, shpejt… Makinat nuk rreshtin, aty afër, shumë afër këmbëve të tyre. Trafiku i Tiranës funksionon në mënyrën e vetë.

Shkoj ngadalë drejt një stoli dhe ulem. Një lule e vogël, e sapo lindur, qëndron e heshtur, puthur me tokën. Nuk e lëviz shikimin prej saj, ndërsa një puhizë mi ledhaton këmbët. Shalëgjatë… Këtë fjalë ma mësoi sot një miku im. Puhiza mbërrin lulen dhe e tund lehtas.  Një tjetër pikë shiu më prek krahun. Një tjetër puthje e pafajshme.

E lëviz shikimin. 49, 48, 47… Sekondat ikin.

Po. Ka magji nërmes qytetit!

 

****

*Jeta Zhitia (foto kryesore) është një shkrimtare e re shqiptaro-gjermane, aktualisht në udhëtim në Shqipëri.

Share This Article
8 Comments
  • keshtu fillon gjithcka .
    me nji xhiro ne fund jave .
    ku mbasi ke len pas zhurmen e makinave dhe
    stop-et /ndalimet e detyruara perball semaforeve ,
    duke bere disa hapa mbi trotuar,
    mer kthesen per ne park .
    ulesh diku ne nji stol dhe shijon natyren perreth
    e ndjen , mbasi ke mbyll nji cast syt (energi tanken)
    se eshte momenti per pak frymezim …

    • Zhvej, te me falesh, por une gjeta magji ne vete fjalen “NERMES”, perdrur ne vend te fjales ndermes apo Permes.

  • Më duket si vetëtallje kur flitet me admirim per tiranen e sotme,
    ne që u rritëm rrugëve të saj pa trafik me pasterti me edukate qytetare.

  • Çfare koinçidence moj Jeta! Perçapjet tua ne sheshet e Tiranes,kishin formen e nje enderre qe kishte marre flatrat dhe sikur puhiza e kurores se drunjeve te Tiranes ,kishte dal pertej grilave te burgut te Pozharevcit dhe ne formen e gjetheve te arta vjeshtore,kishte gjete prehje ne tik-takun e kryeqytetit ,te cilin syri dhe shpirti yt po e shijon me pranverat tua rinore,ashtu siç beri njehere e dikur daji Afrim-tash Deshmor i kombit!Andaj ,Jete e dashur,vazhdo e na dergo çaste kaq te bukura nga qyteti qe dikur kishte vetem formen e nje enderre….

  • Edhe pse shumë halle në atë vëndë, po më pëlqen që po vjen diçka e bukur prej andej. Të faleminderit vajzë e mirë, që çenke rritur në Gjermani dhe je kthyer e po jeton bashkë me tiranasit, disa nga të cilët e nençmokan atë vënd, që po na sjellë ëndrra të bukura nga Tirana. Ti vajzë e mirë sigurisht ke mundësi të jetosh ku të duash nëpër butë, por ke zgjedhur Tiranën, vëndin ku i ke rrënjët dhe po shkruan shqip kaq bukur edhe pse me sa e kuptova unë ke qënë nji vjeqe kur ke ikur që andej. Respekt për ty të uroj suksese!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *