Ka mal me emrin Kollata?

Nela

Kollata është Mal në Alpet Shqiptare (rrethi i Tropojës) me lartësi 2556 m.

Shtrihet nga e majta e rrjedhjes së sipërme të luginës së Valbonës, mes luginës së Kukajt në jugperëndim dhe asaj të Çeremit në verilindje.

Formon një bllok malor të lartë, të përbërë nga gëlqerore e dolomite të mesozoikut.

Ka trajtën e trungut piramidal me shpate të rrëpirta, sidomos jugore, që bien thiktas për 1700-1800m mbi luginën e Valbonës.

Bimësia thuajse mungon, me përjashtim të shpatit jugor, ku ka drurë të rrallë.

Ka kullota alpine mjaft të pasura.

Ndër kafshët e egra takohet kaprolli, dhia e egër dhe ariu.

n.s. / dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *