Organizimi familjar në Shqipëri ka kaluar disa etapa të ndryshme dhe është dominuar nga zakone tradicionale krahinore e lokale.
Veçoritë e ndryshme të zhvillimit ekonomik e shoqëror të krahinave kanë ndikuar në organizimin familjar, por format sunduese të familjes në Shqipëri përgjithësisht kanë qenë familja patriarkale dhe ajo fshatare.
Në të dyja format, burri ka qenë kreu i familjes.
Në disa vise të Shqipërisë ku ka vepruar e drejta kanunore, si në krahinat: Mbishkodër, Dukagjin, Pukë, Mirditë, Malësi të Gjakovës, Kukës, Mat, Malësi të Tiranës, Çermenikë dhe në disa zona malore të Labërisë, të Toskërisë dhe në disa zona fushore si në Zadrimë e Myzeqe, krahas familjeve me pak pjesëtarë ka ekzistuar edhe familija e zgjeruar me shumë njerëz.
Njihen raste të familjeve edhe me 100 anëtarë (në Gojan), me 95 anëtarë (në Theth) etj, për të cilat mund të konsultoheni edhe në botimet enciklopedike të para viteve ’90.
Faleminderit.