Ka një rikthim mes Jennifer Aniston dhe Brad Pitt?

Leda Hysa

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt janë parë shumë të afërt në mbrëmjen e çmimeve SAG.

Sipas CNN, mund të ketë shpresë që ata të të ribashkohen me njëri-tjetrin.

Gjithë ky dyshim filloi gjatë shfaqjes, veçanërisht pasi Pitt mori çmimin për performancën e shkëlqyer nga një aktor mashkull në një rol mbështetës për filmin “Një herë një herë … në Hollywood”.

Kamera fokusoi për një moment fytyrën e Aniston, e cila ishte e përqendruar tek aktori duke e parë me krenari.

Anison dhe Pitt ishin të martuar për pesë vite nga 2000-2005-ën.

Kur Aniston mori çmimin e saj për performancën e jashtëzakonshme nga një aktore femër në një seri dramash, disa reporterë kapën Pitt duke shikuar fjalimin e saj në monitoret në prapaskenë.

Në foto e kapuara ai gjithashtu ishte i fokusuar dhe i lumtur në të njëjtën kohë.

Më pas ata të dy u fotografuan duke shkëmbyer fjalë dhe shikime në prrpaskenë, ku në momentin që Jennifer do të largohej, Pitt i kap dorën.

Nuk dihet akoma nëse do të ketë diçka më shumë mes tyre, por këtë do t’ja lëmë kohës që ta tregojë.

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • na mbani të informuar se zemra po na pushon!!
    shpresojmë që të bashkohen prapë dhe të shohim se çfar do të thotë trampi!!
    ai i ka qef bashkimet!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *