Po të shohësh faqet online të mediave (ndoshta për lehtësi), të gjitha i kanë bashkangjitur lajmit të dekretimit të Adriatik Llallës si kryeprokuror edhe një intervistë që ka dhënë ai për Zërin e Amerikës, ku ankohet se prokuroria e gjykatat nuk ia kanë përfillur paditë që ka depozituar ai.
Llalla ka katër vite në postin e kryetarit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. E theksojmë, kontrollit të pasurive. Nuk kemi dëgjuar që të thuhet se Adriatik Llalla ka zbuluar ndonjë gjëmë në pasurinë e zyrtarëve të lartë. Deri më tani raportimet nga ILDKP janë deklaratat zyrtare të pasurive dhe ndonjë gjobë për vonesë në deklarim. Më shumë nuk na ka mbetur në mendje përveç retorikës.
Në një vend ku thuhet se politikanët janë miliarderë, Llalla ka drejtuar një institucion që merret pikërisht me atë që ka për zemër opinioni publik: ndëshkimin e zyrtarëve që vjedhin nga pasuria e tyre. Deri më tani nuk kemi dëgjuar gjë nga puna e tij. Apo i ka mbajtur sekret?
Email nga adresa: [email protected]
EDVIN KRSITAQ RAMA para pak vitesh me mosperfillje dhe pa edukate do deklaronte pasurine e tij ku e vetmja ishin 3000 euro dhe ishte i pastrehe.Kjo duke qene njembedhjete vjet Kryetar Bashkie i Tiranes dhe vetem nje shpirt ne shtepi.Une me rroge mesuesi,te pa rritur akoma,vete i katert ne familje,kisha shtepi dhe kisha vene ansh nja njemije e dyqind euro.E pra shperfillja me e madhe ishte per Adriatik LLallen.E bash per kete ai nuk duhet votuar per kryeprokuror.Kertu une jam plotesisht dakort me PS-ne.