Ka pasur qytet me emrin Shas?

redaktor

I nderuar lexues! Shasi ka qenë qytet mesjetar, në bregun e djathtë të lumit të Bunës, pranë liqenit me të njëjtin emër, sot në territorin e Jugosllavisë. Qyteti shtrihej në një fushë të begatë e lidhej me Shkodrën dhe qytetet e afërta të Ulqinit e Tivarit. Shasi ishte seli peshkopale që në shek.XI; u plaçkit gjatë invazionit tartar më 1244, por e rimori veten, siç e dëshmojnë kisha katedrale e stilit romanik e ndërtuar në fund të shek.XIII dhe monedhat e veta të prera në qytet po në këtë shekull. Në fund të shek.XIV filloi tatëpjeta e qytetit, i cili më 1443 ishte një pronie e thjeshtë dhe më 1470 cilësohej si një fshat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *