I nderuar lexues! Hadrianopoli ka qenë qytet i periudhës antike dhe mesjetare afër fshatit Nepravishtë (Gjirokastër). Emri i qytetit lidhej me perandorin romak, Adrianin. Shtrihej në një pllajë të thikët trekëndëshe prej 8 ha. Muret rrethuese të shek.IV-III p.e.s. me blloqe guri të latuar përforcohen me kulla e dhëmbëzime. Në shek.I-II qyteti u shpërngul midis fshatrave Sofratikë e Grapsh dhe u kthye në kryeqendër të luginës. Këtu janë zbuluar një nekropol i pasur, teatri, gjurmë banesash dhe një tempull. Në antikitetin e vonë ishte qendër peshkopale. Në shek.V-VI sipas Prokopit të Cezaresë u riemërtua Justinianopol (për nder të perandorit bizantin, Justinianit). Qyteti përmendet për herë të fundit në shek.XII.
Shekulli i 4-te eshte Perandori Dardane e jo Romake, perandoria romake rrenohet ne vitin 306 dhe nuk ekzoston kurre me nga viti 306 !!!… pra i nderuari shkrues meri faktet para se te publikosh.