I nderuar lexues! Çuka e Ajtoit ka qenë qytet i Kaonisë në Epir. Gjendet në afërsi të Konispolit mbi një kodër që zotëron fushën ë Vrinës (Kestrina antike). Qyteti u ngrit aty nga fundi i shek.V p.e.s. Në këtë kohë ai zinte majën e kodrës dhe shtrihej në një sipërfaqe prej rreth 5 ha. Gjatë shek.III-I p.e.s. qyteti u zgjerua, u shtri përtej mureve mbrojtëse deri në këmbë të kodrës. Gjatë kërkimeve të bëra në vitet 1959 dhe 1979 u zbuluan edhe shumë banesa të tipit trikthinësh me dhoma në të dy anët e një korridori dhe me një verandë përpara. Në periudhën e vonë antike Çuka e Ajtoit u kthye në kala me përmasa të vogla.
