Ka patur në Shqipëri vend me emrin Zeta?

anazapta

Zeta është emri me të cilin njihej që nga shekulli XIII territori që shkonte deri në derdhjen e Bunës në Adriatik, duke përfshirë edhe një pjesë të trevave të brendshme malore.

Emri Zeta zëvendësoi emrin e vjetër Dioklea.

Zeta ndahej në dy pjesë: në Zetën e sipërme, pjesa veriore malore dhe Zetën e poshtme, viset fushore rreth liqenit të Shkodrës e në lindje të tij.

Nën sundimin osman, emri Zeta u zëvendësua nga emri Mali i Zi, popullsia shqiptare që jetonte në pjesën veriore të Zetës me kohë u sllavizua, ndërsa në pjesën jugore ajo e ruajti karakterin e saj etnik të vjetër shqiptar.

 

****

Botuar në DITA në rubrikën Enciklopedi

 

Share This Article
4 Comments
  • Emri nuk eshte zhdukur.Zeta eshte Lum ne Malin e zi,i bashkohet Lumit Moraça,qe derdhet ne Liqenin e Shkodres.

  • Ka patur dhe ka edhe nje “Antibar” qe u be “Antivar” e tashme quhet Tivar. E thashe kete per te treguar Barin qe ne ilirisht ka qene Bares dhe qe ekziston edhe sot linja Bari – Bari nje ne Mal te Zi e nje ne Itali. Dhe qe kur u krijua “Shqiperia Etnike” gjate luftes se dyte boterore u treguan edhe njehere rrenjet e thella te ish ilireve me shqipetaret qe jane te shtjelluara de facto te Illyrium Sacrum e Daniele Farlatit.
    Ne Zeta zona mbi Malesine e Madhe deri para 2-3 dekadave para 1878 me perjashtim te Cetinjes e nje grushti rrethinash pavaresisht sllavizimit kishte edhe major edhe minor arsye qe Mali i Zi te pranonte Shqiperine si shtet mëmë qe ka kontribuar edhe ne vete ne krijimin e tyre (nqs nuk do te kishin Stara Serbia si projekt qe ne 1773). Por pavarsisht problemeve mes sllavesh qe kane e kane patur ne politike te jashtme kane “luajtur me mire” nese mund ta quajme faktin qe pa pasur faj na kane bere fajtor e kemi mbajtur ne kurriz akuza te pabaza jo se ekzistojne po nuk kemi ditur ti hedhim poshte knock-down ne kosh te plehrave.

  • Per enciklopedine tuaj qenka „Kosovo“ akoma „Serbia“. Kaq injorant nuk mund te jesh. Kjo eshte vetem e qellimshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *