I nderuar lexues!
Është e vërtetë që poshtë kështjellës së Tepelenës ruhen gjurmë të një ure të madhe, pjesa e parë me harqe të shekullit të dytë. Pesë fazat e tjera janë ngritur nga shekulli VI deri XIX. Ajo u shkaterrua nga pushtuesit osmanë në 1492. Në vitin 1492 ndaloi në Tepelene për 24 dite, ekspedita ndëshkimore e sulltan Bajazitit të II.
Në shekullin XVII Tepelena kishte 250 shtepi. Me 1789 Tepelenën e shtiu në dore Ali Tepelena, nga ku mori dhe emrin. Kalaja aktuale u rindërtua prej tij më 1819 me nje sipërfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri më 1820 ka qënë rezidenca e dytë e Pashait. Kalaja e ndërtuar nga Ali Pasha për të rrethuar sarajet e tij është monumenti më i rëndësishëm në Tepelenë. Me sipërfaqe 4.5 hektarë, ajo u ndërtua në vitin 1819.
Nëse hidhet vështrimin mbi Vjosë nga Kalaja do shohësh një tjetër urë këmbësore mbi lumë, e cila mbështetet mbi shtylla mjaft të vjetra prej guri. Ura origjinale u ndërtua nga Ali Pasha si një dhuratë për qytetin. Ura mund të kalohet duke ju çuar në fshatin Beçisht, vendlindja e Ali Pashës. Mbeturinat e shtëpisë së tij mund të shihen edhe sot.