Ka shtet këtu

Dita

Fadromat nuk kanë kursyer as objektet e shtetit në qendër të Tiranës. Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Ministrinë e Transporteve, nga pjesa e pasme e saj, fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit kanë filluar prishjen e të gjitha shtesave pa leje që janë bërë në këto ministri, pa leje, e që
prishin harmoninë e gjithë zonës dhe sheshit që po rikonstruktohet.

Prishja e filluar paradite, po bëhet në funksion të rikonstruksionit të sheshit që lidh Teatrin Kombëtar, pjesën e pasme të ministrisë së Brendshme si dhe ministrisë së Transporteve. Gjithë hyrja e pasme e
kësaj ministrie, është shkatërruar plotësisht ndërkohë që tani ka filluar puna për të hequr inertet. Fotot janë publikuar nga këshilltari i kryeministrit, Artan Shkreli i cili prej kohësh është angazhuar për ta
kthyer qytetin me një pamje normale, në ato mundësi që kanë mbetur për t’u rikuperuar. Shpresojmë që fatin e kësaj godine ta kenë edhe shumë të tjera…

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *