Tani po bien kambanat,
për datën Tetëmbëdhjetë,
ka dy muaj-që thotë Luli,
se zgjedhje nuk do të ketë!
Ka dy muaj që këndon,
në çadër të njëtjën këngë,
sepse ka Kolegj-Zgjedhorin,
Asin e fortë ndënë mëngë!.
E kujt mund t’i shkonte mendja,
se thjeshtë një detaj teknik,
këtu do zeronte fare,
gjithë aksionin politik!.
Dihet që Kolegj-Zgjedhori,
është né krah të të Lulëzimit,
dhe gjithë shortet që janë hedhur,
për çudi i bien Gjinit!.
Ky kolegj i praptë zgjedhor,
që Nishani ka gatuar,
s’ka tregusin kryesor,
se Vetingun s’ka kaluar!.
Basha ka qënë i sigurtë,
se me kohë planet janë bërë,
ndonjëheré dhe deveja,
kalon në vrimë-në gjëlpërë!.
Ndonjëheré dhe mund té kapesh,
të shpëtosh nga gjeth’ i fikut,
dhe Gjini është i spikatur,
kundër frontit të armikut!
Tetëmbëdhjeta do bjeri,
Luli s’qënka kaq idiot,
se ç’do bëhet pas kësaj,
Kushtetuta nuk e thotë!.
Kushtetuta nuk ka faj,
kjo është një çudi më vete,
se s’ka kopil të mendojë,
gjithë këto marifete!.
Po s’do bëhet kijameti,
se zgjedhjet do bëhen prapë,
besoj në Vjeshtën e Parë,
se në Gusht do jetë shumë vapë!.
Nuk jam Kasandër vërtet,
që parashikoj tek “Dita”,
por them-në datën e re,
do të jetë dhe opozita!.
Mbase shumë njerëz këtu,
nuk e kanë këtë dëshirë,
po një datë e re në Vjeshtë,
do jetë zgjidhja më e mirë!.
Arben Duka

Je taman një rrotë k…!
Po,dhe te shkon shume biles,sidomos me nick-un qe ke,vetem njeri normal nuk dukesh!
Nje date e re ne Vjeshte
Do jete zgjidhja me e dhjere,
Ne vjeshte behen dhe preshte,
Kush i ha do bjere ere
Te gjithe e dine era presh
Nuk eshte era me e mire
Vetingu do te shkoje per lesh
Do lozin gjith’ djajte me brire.
Ke filluar te nxjerresh vargje te sforcuar. Apo nuk te paguajne?
Te thashe O Ar ben, mos e merr me fore, se zgjedhjet do mbahen Tütje ne shtator.